Kurtishaj: Ulqini mbetet atraksion për qytetarët e Kosovës
Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Norkiq, zëvendës ministrin Qazim Hoxha, si dhe ambasadorin e Malit të Zi Ferhat Dinosha, të shoqëruar me përfaqësues të hotelerisë të Ulqinit.
Kurtishaj ka thënë se ky takim dëshmon se edhe përkundër pandemisë dhe aktualitetit politik në Ballkanin Perëndimor, ekonomia, turizmi dhe bashkëpunim rajonal s’kanë të ndalur.
“Është kënaqësi e imja qe sot në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës të ju dëshiroj mirëseardhje kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Loro Norkiq, Zv. Ministrit Qazim Hoxha e ambasadorit, shkëlqesisë së tij z. Ferhat Dinosha të shoqëruar me disa struktura Hoteliere të Ulqinit në Kryeqytetin e Republikës se Kosovës që dëshmon se edhe përkundër pandemisë dhe aktualitetit politik në Ballkanin Perëndimor ekonomia, turizmi dhe bashkëpunim rajonal nuk kanë të ndalur.
Ulqini për kosovarët e dëshmon të kaluarën e forcon të sotmen dhe përmes prezantimeve si ky sot forcohet e ardhmja.
Për kosovarët Ulqini ka qenë destinacion i dëshiruar për vite sepse ofron mundësi, tradite, kulturë, por edhe bregdet të pasur e ekologjik”, ka shkruar Kurtishaj në profilin e vet në “Facebook”.
Ai tutje ka thënë se Ulqini do të jetë edhe me tutje atraktiv për kosovar.
“Jemi të vetëdijshëm që prania e strukturave shtetërore të Malit të zi në këtë takim dëshmon që Ulqini është përgatit për oferte joshëse për kosovarët, por dua të besoj që edhe barrierat e identifikuara në të kaluarën siç̧ janë polisa kufitare, kolonat e gjata në kufi, mungesa e kanali të gjelbër për autobusët dhe turistet në kufi, taksat e plazhës dhe taksat e tjera duhet t’i kaloje sa më shpejtë të kaluarës”, ka shkruar Kurtishaj.
(A. M / Epoka e re)