Kurtishaj: Vdekja e Latif Kryeziut humbje e madhe për ekonominë, ishe shtylla e sektorit privat
Ruzhdi Kurtishaj kryetar i Kuvendit te Odës Ekonomike dhe njëherësh pronar i kompanisë “Sharr Travel”, ka ngushëlluar familjen dhe gjithë miqët e biznesmenit Latif Kryeziut, pronar i kompanisë “Shell Kosova” i cili ka ndërruar jetë sot.
Sipas tij, Kryeziu ishte shtyllë e sektorit privat në Kosovë.
Kurtishaj ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe për ekonominë Kosovare.
Postimi i plotë i Kurtishajt:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen tuaj në amshim.
Ishe shtylla e sektorit privat dhe mbështetës i madhë i Odës Ekonomike tē Kosovës.
Në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit dhe antarëve tjerë të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës shprehë ngushllimet të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë shoqërisë.
Të çoftë i lehtë dheu i Kosovës miku im Latif Kryeziu!.