Kurtishi: Në dy muajt e parë të vitit 2025 kemi regjistruar 360 raste të reja me kancer

12 mars 2025 | 11:11

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka treguar se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 360 raste të reja me kancer.

Ai ka bërë me dije këta persona janë prekur nga lloje të ndryshme të kancerit.

Kurtishi ka thënë se kjo shifër është gati 50 pacientë më shumë se vitin e kaluar.

“Në vitin 2024 kemi regjistruar rreth 2 150 raste me kancer, përafërsisht numër të njëjtë sa në vitin 2023. Edhe pse gjatë vitit 2023 kemi pasur muaj kur ka pasur trend të ngritjes ose regjistrimit të rasteve të reja më shumë, kurse disa muaj të tjerë kemi pasur ulje, por në total kemi një numër përafërsisht të njëjtë prej 2 150 rastesh në të dy vitet dhe kjo është një shenjë e mirë meqenëse ka një stabilitet. Por ajo që na shqetëson neve është që këta dy muajt e parë të vitit 2025 kemi regjistruar 360 raste ose në klinikë janë paraqitur për herë të parë rreth 360 raste të reja me kancer të llojeve të ndryshme dhe është gati 50 pacientë më shumë se sa në vitin 2024, pra është një trend siç duket në fillim në ngritje pra kemi një rritje të këtyre numrave”, ka thënë Kurtishi për gazetën “Blic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e Hollivudit, Bai Ling ka publikuar librin e saj…