Kurtit i del kundër Emilia Redzepi, shkak marrëveshja me Duda Baljen

14 prill 2025 | 23:38

Albin Kurtit nuk po i ec mirë nata e fundit para seancës konstituive të kuvendit. Takimi i fundit i kreut të VV-së me Duda Baljen, ka trazuar ujërat brenda Qeverisë në detyrë.

Kur kanë mbetur disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, partia fituese e zgjedhjeve duket se ka humbur një votë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Emilia Redzepi nuk do të votojë kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje.

Redzepi është indinjuar nga marrëveshja e sotme e Kurtit që ka arritur me Duda Baljen të cilës thuhet se i ka premtuar postin e ministres.

Siç raporton Indeksonline, pasi kanë kontaktuar me Redzepin për këtë vendim të befasishëm , ajo nuk e ka mohuar. “Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë” ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Besa Ismaili, ish deputete e Kuvendit të Kosovës  Pa…