Kurtit i ‘djeg’ reagimi i Odës Amerikane: Nuk është detyrë e dhomave tregtare të japin opinione ligjore

07 mars 2025 | 15:57

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ditë më parë me një komunikatë për media, ka thënë se refuzimi i Kurtit për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale pengon drejtësinë.

“Refuzimi i cilitdo individ, pavarësisht pozitës  për të zbatuar urdhrat e gjykatës dhe për të përmbushur procedurat ligjore minon besimin e publikut në qeverisje si dhe gërryen bazamentin demokratik të Kosovës. Kodi Penal, përforcon pasojat ligjore të pengimit të drejtësisë dhe keqpërdorimit të autoritetit zyrtar. Çfarëdo veprimi që pengon ose cenon proceset gjyqësore duhet të dënohet pa mëdyshje, meqë kërcënon parimet e llogaridhënies dhe transparencës”, thuhej në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Kjo deklaratë i ka “djegur” qeverisë, e cila është kundërpërgjigjur me një komunikatë.

“Nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e cilitdo, e sidomos dhomave tregtare e ekonomike të japin opinione ligjore apo të ndikojnë në proceset gjyqësore. Bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit”, është thënë ndër të tjera në komunikatën e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj ka arritur një fitore të madhe në javën e…