Kurtit ia kemi lënë Kosovën me drita, sot e ka kthyer në terr

27 dhjetor 2024 | 08:17

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, fajëson qeverinë Kurti për problemet me energjinë elektrike, duke thënë se kjo gjendje është shqetësuese për shkak të paaftësisë së qeverisë për të siguruar energji elektrike për qytetarët.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova ai u shpreh se problemi i energjisë elektrike në vendin tonë ka qenë problem i tejkaluar, por me ardhjen e kësaj qeverie u rikthyen qirinjtë.

Ndërkaq lidhur me arsyetimin se probleme me energji po vijnë për shkak të mbingarkesës, Haxhiu tha se  është diçka e paqëndrueshme sepse nëse e krahasojmë numrin e banorëve në Kosovë  para katër vjetësh, kemi më pak banorë.

“Ky problem nuk arsyetohet me këtë, por ka të bëjë me keqmenaxhim dhe mosinvestim në rrjet të energjisë elektrike dhe në rifkreskimin e nyjeve kyçe për të mbajtur sistemin dhe me mossigurimin e energjisë elektrike siç është me kontratë.”

“Kemi të bëjmë me një kryeministër që është i lidhur drejtpërdrejt me mafinë energjetike. Qeveria ndodhet në një situatë që ka dështuar ta menaxhojë”, deklaroi Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës…