Kurtit takohet me ambasadorin e Turqisë, bisedojnë për zgjedhjet dhe sigurinë

21 shkurt 2025 | 16:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar të premten me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti dhe Angili kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor. Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët. Gjatë bisedës, kryeministri gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar tjetër rritje pagash…