Kurtulus largohet nga Kosova, kjo është deklarata e Giresse

27 maj 2022 | 15:31

Edvin Kurtulus është larguar nga Përfaqësuesja e Kosovës për t’iu bashkuar Kombëtares së Suedisë. Lidhur më këtë lëvizje është deklaruar sot edhe trajneri i “dardanëve”, Alain Giresse. Ky i fundit ka thënë se është i zhgënjyer, por që nuk mund t’i ndryshoj gjërat.

“Jam i zhgënjyer, por s’mund të shkoj në Suedi dhe ta thërras atë. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh”, ka thënë Giresse.

“I kam bisedat me të. Ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve. Ajo çka mund të bënim ne është se e kemi ftuar. Rregullorja e FIFA-s e përcakton qartë që asnjë lojtar mund të bllokohet nëse nuk e zhvillon asnjë ndeshje me atë ekip. Unë qeshem me këtë. Por, natyrisht, jam i zhgënjyer me këtë situatë. Edhe pse jam i zhgënjyer, është zgjedhja e tij”, ka shtuar trajneri i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se…