Kurz: Austria e ka pranuar Kosovën dhe kjo është çështje e përfunduar
14 shkurt 2018
| 13:45
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë sot se Austria e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ai qëndrim nuk do të ndryshojë.
“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”, ka theksuar ai.
Kurz para mbledhjes së Qeverisë së Austrisë, ka deklaruar se shteti i tij është mik i Kosovës dhe mbështet Ballkanin Perëndimor, sikurse që mbështet edhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KP.
Deklarata e Kurzit vjen pasi që zëvendësi i tij, Heinz-Christian Strache, ka deklaruar për mediet serbe se “Kosova është pjesë e Serbisë”.