Kurz: Do ta vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në mesin e kryeministrave që mori pjesë në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt në Vjenë.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte nikoqir i këtij Samiti, ka publikuar në “Twitter” një fotografi me Kurtin dhe ka shkruar se pandemia ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete.
“Kënaqësi ta mirëpres Albin Kurtin në Vjenë sot. COVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi partneritet të fuqishëm ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kruz.
Very good to host @AlbinKurti in Vienna today. #COVID19 has shown the importance of strong international partnerships. We will keep up the good work between Kosovo and Austria #EUIntegration. pic.twitter.com/o3ZqXINS4x
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) June 18, 2021