Kurz: Pa mbështetjen e fuqive të mëdha s’ka zgjidhje për Kosovën

03 prill 2019 | 20:22

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se çdo zgjidhje e mundshme për problemin e Kosovës duhet të mbështetet nga fuqitë e mëdha, veçanërisht anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai theksoi se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se pa përparim të qartë në marrëdhëniet me Kosovën nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian, transmeton “KP”.

“Është në interesin tonë të jemi në partneritet të ngushtë me SHBA kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor dhe të kemi mbështetjen e tyre në inkurajimin e përparimit në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje të rëndësishme”, tha Kurz në një intervistë për revistën “Cord”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka takuar ambasadoren…