Kurz tregon për temat që u diskutuan në samitin për vendet e Ballkanit Perëndimor
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka treguar se në Samitin e Vjenës për Ballkanin Perëndimor është diskutuar për pandeminë, për perspektiven evropiane dhe për migrimin ilegal.
Pas takimit me gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se Austria ka një lidhje ekonomike, historike dhe kulturore me këto vende.
“Diskutuam me kryetarët e qeverive për tri tema. E para ishte pandemia. Ju e dini që e kemi luftuar me sukses të gjitha shtetet në Evropë dhe në botë, sepse të vetëm s’mund ta luftojmë pandeminë. E dyta ishte perspektiva evropiane e këtyre vendeve. Ka pasë përparime që duhet të pranohem siç është rritja e fuqishme ekonomike në Serbi. Reformat nga këto vende duhet pranuar nga BE. Si Austri do të angazhohemi që edhe proceset tjera. E treta është migrimi ilegal që Austrinë është një problem masiv. Lufta ndaj kësaj dukurie mund të mbështetet me sukses me shtete partnere”, ka thënë Kurz.
Ai ka treguar për ndihmat që Austria do të iu ofrojë këtyre vendeve. “Ne do të mbështesim me dronë dhe kamera edhe më tej. Ndihmat ndaj Ballkanit Perëndimor s’janë lëmosha, por hapa prej të cilëve përfitojmë drejtpërdrejt si Republikë. Sa më herët ta luftojmë migrimin ilegal aq më i vogël të jetë shansi që këta të vijnë në Austri”, ka deklaruar ai.