Kurzawa rinovon kontratën me PSG-në

01 korrik 2020 | 09:28

Layvin Kurzawa edhe zyrtarisht do të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi francez ka arritur marrëveshje me parisienët që të vazhdojë kontratën edhe për katër vitet e ardhshme.

Kurzawa do të qëndrojë në Paris deri në vitin 2024, duke shuar zërat se ai do të largohet nga klubi. Ka kohë që raportohet nga mediat ndërkombëtare se lojtari do të largohej si lojtar i lirë nga PSG-ja, pasi kontrata do i skadonte më 30 qershor. Por, klubi francez konfirmoi se lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do të jetë pjesë e projekteve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës me…