Kurzi falënderon Schallenbergun për marrjen e detyrës së kancelarit
11 tetor 2021
| 16:18
Alexander Schallenberg ka dhënë betimin si kancelar i Austrisë.
Pas ceremonisë, Sebastian Kurz, i cili në këtë pozitë ishte dy ditë më parë, është shprehur se zgjedhja e Schallenbergut i garanton vendit stabilitet.
“E falënderoj Schallenberg për vullnetin që ta marrë përgjegjësinë si kancelar federal, sepse me këtë hap stabiliteti i vendit është i garantuar”.
“Ky ishte qëllimi im në këtë situatë të vështirë të këtyre pak ditëve të shkuara”, është shprehur Kurzi.