Kurzi kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë në BE
28 maj 2018
| 11:39
Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, ka kërkuar hapjen sa më shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësimin e Bashkimin Evropian (BE).
Duke folur për medien austriake, “Die Presse”, Kurz ka thënë se kjo është e nevojshme për të shmangur konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Nëse doni t’i shmangni konfliktet në fqinjët tonë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i ndihmoni në stabilizimin e tyre, ju duhet t’i ofroni vendeve të rajonit një perspektivë evropiane”.
“Austria mbështet Serbinë dhe Malin e Zi ‘në progres në aderim’. BE-ja po bën tashmë negociata pranimi me të dy vendet. Dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim shpejt negociatat”, ka thënë Kurzi.