Kusari alarmon: Sot pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së

17 janar 2025 | 12:59

Flutura Kusari, juriste e medias, ka shkruar një status në “Facebook” , në të cilin ka bërë një paralajmërim, që më shumë duke alarmim.

Kusari ka shkruar se sot pritet të shkarkohet, sipas saj, kundërligjshëm kryetari i KPM-së.

Ajo ka treguar edhe synimin prapa këtij shkarkimi.

“Sot në takimin e Komisionit të Pavarur për Media pritet të shkarkohet kundërligjshëm kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati. Shkarkimi do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht. Qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjedhen anëtarët e rinjë të KPM-së”, ka shkruar  shkruar Kusari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fly Delivery Sh.P.K. me seli në Prishtinë shpall të pavlefshme…