Kusari: Çdo sukses i Kosovës është edhe sukses i Shqipërisë
13 qershor 2024
| 11:14
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka ndarë disa fotografi me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ajo është shprehur falënderuese ndaj presidentit Begaj për pjesëmarrjen e djeshme në ceremoninë e 25-vjetorit të çlirimit.
“Çdo sukses i Kosovës është edhe sukses i Shqipërisë dhe çdo sukses i Shqipërisë është edhe i Kosovës. Sukseset e Kosovës dhe të Shqipërisë janë arritje e të gjithë shqiptarisë”, ka shkruar Kusari-Lila në “Facebook”.