Kusari e Deda takojnë Kosnettin, flasin për tejkalimin e sfidave që ka Kosova
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i kësaj partie, Ilir Deda, kanë pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett.
Në këtë takim, Kusari-Lila ka bërë me dije se kanë biseduar për situatën politike në Kosovës dhe për domosdoshmërinë që partitë politike të marrin përgjegjësit për tejkalimin e sfidave që e presin vendin.
“Kënaqësi e veçantë të mirëpresim sot në zyrat e Alternativës, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett. Me ambasadorin Kosnett patëm bisedë të çiltër dhe miqësore lidhur me situatën aktuale në Kosovë, sfidat me të cilat Kosova po ballafaqohet dhe domosdoshmërinë që partitë politike të marrin përgjegjësinë për tejkalimin e sfidave”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157026416934855&set=a.10150701230299855&type=3&theater