Kusari e tronditur nga informacioni: Gërvalla i RTK-së ka propozuar që partitë t’i sjellin materialet e gatshme për transmetim në kohë fushate
Juristja e Mediave Flutura Kusari e cila ka përjcllur gjatë ditës së enjte mbledhjen e Bordit të RTK-së ka dhënë hollësi. Sipas saj, Drejtori i Televizionit Publik ka tronditur me informacionin e dhënë se do të përdoret modeli “i sjelljes së materialeve të gatshme” nga partitë politike në kohë fushate.
“Nuk mu besojke çka dëgjojsha. Për besë tepër u trondita nga ky informacion. “ – ka shkruar ndër të tjera Kusari.
Postimi i plotë:
Sonte në takim të bordit financuesi i VV dhe njëherish drejtori i televizionit Rilind Gërvalla na informoi që ka marrë vendim që të përdorë modelin e Kasetava të Shqipërisë në Kosovë (alo miqtë e mi në Shqipëri, po po, e vërtetë është, nuk është shaka).
Kështu, Gërvalla tha që meqë është parafushatë zgjedhore dhe RTK nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha aktivitetet politike, e kemi hapur një email dhe do të kërkojmë (ose kemi kërkuar sepse nuk e pasna shkru qartë në shënime) nga partitë politike që të sjellin materiale të gatshme dhe ne do t’i transmetojmë duke i balancuar.
Nuk mu besojke çka dëgjojsha. Për besë tepër u trondita nga ky informacion.
Kjo metodë në Shqipëri quhet materiali me Kaseta ku fillimisht partitë politike pastaj institucionet kanë përgatitë materiale dhe i kanë dërgu të gatshme në televizone me kaseta, tash i dërgojnë me ëetransfer. Kjo praktikë është aq e zhvilluar sa që partitë dhe institucionet kanë departamente me dhjetra nëse jo qindra njerëz që prodhojnë materiale propagandistike dhe prandaj nuk ka gati kurrë konferenca për shtyp.
Kjo iniciative kaq e rrezikshme, frikësuese, ka me kriju precedent tepër të rrezikshëm që do ta ndjekin televizionet tjera, do t’ia mundësojnë partive të fuqishme financiarisht me pasë prezantim më të mirë, do t’ia kursejnë kandidatët dhe politikanët nga llogaridhënia dhe RTK do të bëhet një vegël propagandistike.
Unë sinqerisht shpresoj që një gjë e tillë nuk do të lejohet. Adi Krasta e di rrezikun dhe ai duhet ta ndalojë këtë ide para se të shkojë dhe nëse e aprovon do të jetë trashëgimi e keqe e tij.
Dhe e fundit, këto ditë më kanë dhënë qasje në skemen programore, skemë kjo që e posedojnë shumë gazetarë në RTK. Kush don me pasë qasje në të lajmërohuni dhe e ndaj meqë nuk është dokument konfidencial dhe ka interes të publikut që të diskutohet skema para aprovimit.
Me aq sa po kuptoj unë nga kjo skemë, sepse nuk është dokument i lehtë me u kuptu, shumica e figurave të rëndësishme të televizionit do të largohen dhe do të zëvendësohen. Skema qëllimisht nuk ka emra të gazetarëve se shkaktohet tërmet. Ata që janë distancu nga propaganda e RTK-së dhe Slobodna Bosnes duket sikur janë të targetuar por të shohim dhe të presim reagimet e vetë gazetarëve.
Nëse ndodhë modeli i Kasetave dhe aprovohet skema e re programore, RTK bjen në fund të pusit. Ama bash në fund të pusit.