Kusari fton partitë të bashkohen për dialogun
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të ulen dhe të vendosin për kriteret e platformës për bisedimet finale me Serbinë.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të relativizohet në suaza të ndryshimeve të administratave të shteteve tjera, mike ose jo të Kosovës.
Postimi i plotë i Kusari-Lilës:
Integriteti territorial i Kosovës nuk mund të relativizohet në suaza të ndryshimeve të administratave të shteteve tjera, mike ose jo të Kosovës.
Integriteti territorial dhe sovranitetit i Kosovës janë vula e ekzistencës së shtetit të Kosovës, është interesi primar i Kosovës dhe pa to nuk ka më Kosovë.
Iu bëj thirrje të gjitha palëve, partive politike Parlamentare, të ulemi dhe të vendosim për KRITERET e Platformës së bisedimeve finale me Serbinë.
Presidenti i zgjedhur nga Kuvendi dhe i vetë liruar nga çfarëdo përgjegjësie ndaj Kuvendit, duhet të NDALET nga takimet pa agjendë publike dhe pa vija të përcaktuara.
Kosova e ka momentin final të përcaktimit të ardhmes së saj si shtet në këto javë dhe muaj dhe nuk mundet askush tani të jap vetes të drejtën të luaj në “kockë” fatin e saj.