Kusari i shmanget pyetjes rreth Radojçiqit: Aaa, kjo është para dy viteve
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është shnagur pyetjes rreth bisedave me Milan Radojçiqin.
Ajo ka thënë se bisedat me Radoiçiqin ishin të para dy viteve.
“Aaa…, deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy vjete”, ka thënë Kusari-Lila për “Betimi për Drejtësi” derisa po hynte në Kuvend.
“A ka qenë Kurti i njoftuar lidhur me këtë bisedë? A keni biseduar me Radojiçiqin për Ligjin e pagave?”, është pyetur Kusari-Lila, mirëpo e njëjta nuk është përgjigjur.
Ndryshe, “Nacionale” ditë më parë ka publikuar një audio-incizim, në të cilin pretendohet se Kusari-Lila përmes Slavko Simiqit të Listës Serbe, kishte biseduar me kriminelin Radoiçiq.
Radoiçiqi gjendet në listën e zezë të ShBA-së dhe njëherësh i njëjti ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të 2023-s.