Kusari ironizon me opozitën: Ta sjellim Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura
26 prill 2023
| 11:43
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të zhvillohet debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ironizuar me opozitën për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme duke iu kërkuar atyre që ta sjellin Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura për ta intervistuar.
“Për ta realizuar këtë skenar, i propozoj opozitës ta bëjë edhe një mocion, e Nagip Krasniqi ashtu duar lidhur, të cilët këtu në sallën e Kuvendit, siç e nxorën nga gjykata. E të pyetet për të gjitha aktivitetet e prokurimit, gjatë një vit e gjysmë sa ishte në atë pozitë”, ka thënë Kusari-Lila.