Kusari kërkon që mediet të financohen nga shteti

25 korrik 2023 | 08:48

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medieve, ka folur të hënën në Pressing të T7 për ndërprerjen e financimit të medieve nga shteti.

Ajo ka kritikuar mënyrën sesi institucionet në të kaluarën kanë vendosur t’i financojnë mediet, sipas saj, ka qenë formë diskriminuese dhe korruptive.

Për këtë ajo thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë mirë që e ka ndërprerë këtë praktikë.

Megjithatë, ajo thotë se gabimi i pushtetit është që nuk ka gjetur forma të tjera për financim të medieve, duke shtuar se ka shumë forma për ta bërë këtë.

Rrjedhimisht, ajo thotë se gazetaria e mirë publike duhet të mbështetet financiarisht nga shteti.

”Ne krejt e dimë që mënyra sesi është bërë në të kaluarën reklamimi i institucioneve publike përmes medieve është bërë në mënyrë diskriminuese, korruptive dhe diçkaje të tillë është dashur t’i jepet fund. Mirë ka bërë Vetëvendosja kur e ka bërë një veprim të tillë, por ajo që ka pasuar më pas është se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që buxheti publik t’u ndahet medieve. Ata janë të obliguar sepse gazetaria është e mirë publike dhe buxheti publik duhet të shkojë te mediet. Ka shumë forma që me marrë në mënyrë të pavarur dhe në asnjë formë mos me rreziku pavarësinë e tyre. Këta e kanë ndalur krejt buxhetin dhe merren tërë ditën kush po i financon mediet”, ka thënë Flutura Kusari.

Ajo shtoi se ka edhe biznese të cilat frikësohen të reklamojnë në media për shkak të qasjes nga pushteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Syla, gazetar, ka folur në Pressing të T7 ka…