
Kusari kritikon LV-në për gjuhën kundër KPM-në: Sulm brutal ndaj pavarësisë së këtij institucioni
16 shkurt 2024
| 13:49
Flutura Kusari, juriste e medies, ka komentuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike dhe Media, ku ka raportuar bordi i Komisionit të Pavarur për Medie (KPM).
Kusari ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një sulm brutal ndaj pavarësisë së këtij institucioni.
Ajo ka thënë se shqetësimi i saj kryesor ka të bëjë me sigurinë fizike të anëtarëve të KPM-së, për shkak të gjuhës së përdorur kundër tyre.
“Është sulm brutal i pavarësisë së një institucioni që sipas Kushtetutës është i pavarur. E tronditur me përkeqësimin kaq të shpejtë të lirisë së medies në Kosove”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.