Kusari-Lila: Besoj se i kemi siguruar 80 votat për presidentin

04 prill 2021 | 16:30

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se beson që sot do të kryhet çështja e zgjedhjes së presidentit.

Në një prononcim për “klankosova.tv”, ajo ka shtuar se gjatë ditës së sotme janë angazhuar për ta siguruar edhe votën e 80-të.

“Unë po besoj se i kemi 80 votat e mjaftueshme, jemi angazhuar për t’i siguruar 80 vota, por kjo mbetet të konfirmohet sot në seancën e thirrur për ta votuar presidentin”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila nuk ka pranuar ta përmend emrin e deputetit në fjalë, por së fundmi është raportuar se ka një marrëveshje me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) përmes…