Kusari-Lila: Çështja e targave do të zgjidhet brenda orësh, mos të them ditësh

18 nëntor 2022 | 13:44

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gjetja e një zgjidhje për targat është “çështje orësh”.

Ajo ka thënë se ka informacione se çështja është duke u trajtuar tepër seriozisht dhe se ka komunikim intensiv në mes të Brukselit dhe kryenegocaitorit Besnik Bislimi.

Kusari-Lila ka thënë se ka pritje që të gjendet një zgjidhje brenda orëve, meqë tashmë s’ka mbetur edhe shumë kohë deri tek 21 nëntori.

“Sa i përket marrëveshjes për targa, unë jam e informuar se janë duke e marrë shumë seriozisht dhe ka pasur shkëmbime të vazhdueshme nga zëvendëskryeministrin Bislimi në raport me Bashkimin Evropian me hapat e radhës. Po besoj që është çështje e orëve, mos të them çështje ditësh, se shumë pak ditë kanë mbetur që të dilet me një zgjidhje”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkohë nga Brukseli është dërguar ftesë për Kurtin dhe Vuçiqin për një takim në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studente e mjekësisë pretendon se njerëzit i thonë se…