Kusari-Lila e arsyeton Kurtin: Përfaqësimin me fusnotë e gjeti, s’është vendim i tij
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për përfaqësimin e Kosovës me fusnotë në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian (BE).
Sipas saj, kryeministri Albin Kurti po e përfaqëson vendin me një standard të ri. Për fusnotën ajo ka thënë se këtë vendim të përfaqësimit ai e ka gjetur edhe pse e kishte kritikuar.
“Kryeministri Kurti po e përfaqëson Kosovën në një standard të ri të cilin nuk e kemi pasur më herët në Kosovë me propozime konkrete, por edhe me përfaqësim të nivelit të barabartë me BE-në”.
“Ajo çka aktualisht e shohim përfaqësimin ende të Kosovës me fusnotë është diçka që kryeministri Kurti e gjeti përkundrejt faktit që kishte kritikuar, por ishte miratuar fusnota që thuhej se do të largohej shumë shpejt”, ka thënë ajo për “Ekonomia Online”.