Kusari-Lila: Edhe në Kuvend pihet duhani, s’kemi kredibilitet të flasim për ndotjen e ajrit
01 shkurt 2018
| 11:20
Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deputetëve të Kosovës u ka humbur kredibiliteti për të folur për këtë çështjen e ajrit të ndotur për arsye se vet ata nuk janë në gjendje të mbajnë ajrin e pastër brenda objektit të Kuvendit, duke thyer rregullat e pirjes së duhanit në ambiente publike.
“Nuk jemi në gjendje ta mbajmë ajrin e pastër brenda Kuvendit nga pirja e jashtëligjshme e duhanit, neve na ka humbur kredibiliteti për të folur për ajrin e ndotur”, ka thënë Kusari-Lila. (Lajmi.net)