Kusari Lila është kundër faljes së gjobave gjatë pandemisë
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila është deklaruar kundër faljes së gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se një gjë e tillë është bërë normë me Ligjin për Pandeminë, të cilin e ka mbështetur edhe vet inicuesi i kësaj kërkese, AAK-ja.
“Vazhdimi i seancës së mbetur do të mbahet të enjten me debatin për arsimin. Interpelanca e kërkuar në raport me faljen e gjobave do të mbahet të premten për faktin sepse vetëm të enjten do të vazhdohet me debatin për arsimin. Falja e gjobave për qytetarë dhe biznese është bërë në bazë të një ligji i mbështetur nga partia që po e propozon faljen e gjobave, ata të cilët kanë mbështetur po bien dy herë viktimë. Është thirrje dekurajuese për qytetarët që të mos aplikojnë ligjet”, u shpreh Kusari – Lila.