Kusari-Lila: Është për keqardhje qasja që të ndërrohet e vërteta për Specialen

06 maj 2021 | 13:37

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është për keqardhje qasja që sot të ndërrohet e vërteta për Specialen.

Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se ata që e votuan Gjykatën Speciale në vitin 2015, sot po krijojnë kauzë të rreme ndaj zyrtarëve të Qeverisë.

“Me keqardhje sot ishim dëshmitarë të një sjellje joparlamentare të papranueshme. Seanca e sotme ka filluar me tension. Qasja që sot të ndërrohet e vërtetë, ajo që ka ndodh më 2015, është për keqardhje. Historia nuk është aq e largët për të ju kthyer te deklarimet e krerëve të PDK-së. Kuvendi ka qenë arenë e dramave edhe më herët. Ka pas raste kur deputetë të pozitës që kanë qenë kanë akuzuar për vrasje e pastaj kanë vazhduar të bashkëqeverisin”, ka thënë Kusari-Lila.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…