Kusari-Lila flet për dënimin me burg të deputetes së LV-së
17 maj 2022
| 13:14
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar sot me tri vjet burgim dhe me 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në lidhje me këtë dhe masat e mundshme që mund të ndërmerren ndaj deputetes, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se i duhet konsultë paraprake.
“Për deklarim zyrtar të grupit me duhet konsultë sepse është çështje e ndjeshme dhe serioze”, është shprehur Kusari, njofton “KK”.
Deputetja e LV-së, Jetmire Vrenezi, në kohën sa ishte inspektore e ndërtimit në Prizren kishte marrë vendim që ta rrënojë një aneks të objektit “Abi Çarshia” në këtë komunë.