Kusari-Lila flet për komunikimin me Simiqin, thotë se ka pasur spekulime politike

12 tetor 2023 | 08:09

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka deklaruar se përgjimet e publikuara muaj më parë në medie, të bisedës së saj me ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherit ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, kanë qenë spekulime dhe përdorim për konsum politik.

Kjo, sipas Kusari-Lilës, është parë nga ata të cilët i kanë publikuar apo edhe nga ata të cilët, siç ka thënë ajo, janë sponsorizuar.

“Unë jam deklaruar shumë herë për ato përgjime, përveq faktit se ato ishin një komunikim krejtë normal me nënkryetarin atëherë të Kuvendit, ish-deputetin Simiq për çështje tërësisht të Kuvendit. Pjesa tjetër pastaj ka qenë shumë më tepër e spekulimeve dhe përdorimit për konsum politik që është parë, qoftë nga ata që i kanë publikuar, apo edhe nga të tjerët që i kanë sponsorizuar që është vërejtur. Por që fatmirësisht për ne në fakt si Grup Parlamentar ka treguar vetëm edhe njëherë unitetin dhe kauzën që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë”, ka thënë Kusari-Lila në Tëvë1.

Teksa ka falënderuar kolegët/deputetë të partisë së saj, të cilët e kanë përkrahur pa përjashtim, përkundër që siç tha ajo dallimeve në çështje të politikave të veçanta

“Unë thellësisht kam qenë mirënjohëse për përkrahjen nga të gjithë pa përjashtim të deputetëve, përkundër që ne mund t’i kemi dallimet tona në çështje të politikave të veçanta. Nuk dua të vazhdoj ta trajtoj këtë temë, për arsye se aq shumë e kam diskutuar e përgjegjur saqë tashmë e kamë bindjen që po e lë në hijë gjithë atë komunikim e bashkëpunim që ka pasur agjendë tërësisht tjetër, të grupeve tjera politike. Përderisa e jona u pa qartë dhe ishte evidente që ishtë për punë të Kuvendit, për asnjë çështje tjetër që nuk e përfshinë angazhimin e deputetëve apo agjendën legjislative”, shtoi ajo.

Ndryshe, Kusari-Lila, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për incizimin e bisedave të, të cilat u publikuan në media.

Sipas saj, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar si dhe materiali është manipuluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo është narrativa më e fundit propagandistike e lajmeve shtetërore…