Kusari-Lila ‘godet’ BE-në për shkak të kritikave për shkarkimin e ekipit menaxhues

05 maj 2023 | 14:27

Bashkimi Evropian (BE) ka kritikuar Republikën e Kosovës për shkak të shkarkimit nga detyra të Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit që kryesohej nga Danijela Vujiçiq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen, meqë mandati i atij ekipi përfundon në momentin kur miratohet drafti për Asociacionin.

Ndaj BE-së ka pasur reagime të shumta. Të premten ka reaguar edhe shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se një qëndrim i tillë i BE-së do të kishte pak kredibilitet nëse do të kritikonte Ekipin Menaxhues për propozimin e një drafti antikushtetuese, kundër principeve evropiane.

“Është e detyrueshme për suksesin e procesit që BE-ja  t’i qëndrojë parimeve të veta!”, ka shkruar Kusari-Lila në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain (PSG)…