Kusari-Lila, grevistëve: Kjo s’është rezistencë, por e dëmshme për shoqërinë

06 shtator 2022 | 08:22

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se greva e Sindikatës së Arsimit “nuk është rezistencë”.

Kusari-Lila mendon se kjo grevë “është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla”.

“Kushdo që mundohet ta bind opinionin publik se ka arsyetim për këtë veprim, jo vetëm se gabohet rëndë, por edhe krijon fakte të paqëndrueshme të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin logjikën e veprimit”, ka shkruar Kusari-Lila në “Facebook”.

Përndryshe nuk është paralajmëruar ndërprerja e grevës as për sot.

Greva ka nisur më 25 gusht për shkak të kërkesave që lidhen me rritje pagash.

Sindikata ka thënë se mësuesit po e kanë problem ta përballojnë inflacionin.

Qeveria e Kosovës ka ndarë një pako 150 milionë euro dhe një nga përfituesit do të jenë edhe punonjësit publikë të cilët do të marrin 50 euro më shumë.

Por Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, thotë se “nuk është plotësuar ende kërkesa”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se Rusia nuk…