Kusari-Lila i garanton besnikëri LV-së, nuk mohon shkrirjen në partinë e Kurtit (Video)
Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari-Lila i ka quajtur spekulime dhe jokorrekte të gjitha zërat se ajo pritët të dalë jashtë grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja e zgjedhur nën logon e Vetëvendosjes, Kusari-Lila i ka garantuar besnikëri partisë së Albin Kurtit në legjislaturën e shtatë, teksa nuk mohon shkrirjen e tërësishme të partisë Alternativa në partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Për mundësitë e shkrirjes së Alternativës në Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke mos e mohuar, ka thënë për “Kosovapress” se nuk është momenti për këtë diskutim, teksa përmend raportet e shkëlqyera që ka me partinë e Albin Kurtit.
Kryetarja e Alternatives u shpreh e gatshme që të jetë pjesë e qeverisë Kurti.
Ndërsa u shpreh optimiste se marrëveshja qeverisëse mes LV-së dhe LDK-së do të nënshkruhet shumë shpejt.