Kusari-Lila i reagon Brnabiqit

23 prill 2023 | 14:20

Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Kusari-Lila i tha Brnabiqit që të kujtojë ditën e sotme. “Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm”.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në “Twitter”.

Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, ka shkruar Bërnabiq në “Twitter”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e stacionit në Shtërpcë, duke u bazuar në planin…