Kusari-Lila ia çon një mesazh Petkoviqit: Kur të jeni gati, e nënshkruajmë marrëveshjen me njohje reciproke
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ia ka dërguar një mesazh kryenegociatiorit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.
Kusari-Lila ia ka kujtuar Petkoviqit se Kosova është e gatshme për marrëveshje me njohje reciproke, ashtu siç kanë thënë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Parlamenti Evropian.
“Kur të jeni gati Petar Pekoviq për një marrëveshje të bazuar në njohje reciproke, siç ju tha Kancelari Olaf Scholz dhe kërkuar nga Parlamenti Evropian na njoftoni, jemi gati!”, ka shkruar ajo në “Twitter”.
Të mërkurën, Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje të ndërsjellë”.
Kjo është hera e parë që në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke. Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.
When you’re ready @PetkovicPetar for an agreement based on MUTUAL RECOGNITION, as you were told by @Bundeskanzler and were requested by the @Europarl_EN let us know, we are ready!
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) July 10, 2022