Kusari-Lila: Imagjinoni kur dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojiçiqit e dhuratat për fëmijët e tij nga zyrtarë dhe udhëheqës
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se audio-incizimi që është publikuar dje ku ajo dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiq, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin e ShBA-së, është “fabrikim i plotë”.
Në seancën e Kuvendit, ajo ka paralajmëruar publikimin e disa fotove nga përurimi i shtëpisë së Radojiçiq e dhurata që thotë se u janë bërë fëmijëve të tij nga zyrtarë e udhëheqës.
Në bisedën e publikuar, Kusari-Lila flet me Radojçiq për Ligjin për pagën minimale. Për këtë çështje, ajo sërish ka drejtuar akuza ndaj PDK-së.
“Kjo çka ka dalë dje, është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojiçiqit. Imagjinoni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit nga zyrtarë e udhëheqës. Imagjinoni kur dalin kush e ka vizituar e kush ka pas biznese”.
“Juve po ju them votimi në lexim të parë i Ligjit për pagën minimale ka ndodhë në maj të vitit 2022. Ju keni dalë jashtë, Lista Serbe ka hy brenda. Pyetja e vetme që ju kam bë Listës Serbe është pse jeni këtu”, ka thënë ai.