Kusari-Lila kërkon fillimin e reformës zgjedhore

18 nëntor 2021 | 11:22

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si pushtet do të angazhohen maksimalisht për shtyrje para të procesit të reformës zgjedhore.

Në seance e sotme parlamentare, ajo ka lavdëruar qytetarët e grupet politike për kulturë të lartë në zgjedhjet lokale.

“Sapo përmbyllëm një proces dymujor të zgjedhjeve lokale. Qytetarët dhe grupet politike treguan kulturë të lartë në këtë proces zgjedhor. Për diasporën dhe të gjithë qytetarët që presin reformën zgjedhore, ju konfirmonë se do të angazhohemi maksimalisht si pozitë që të fillojmë këtë proces të rëndësishëm për pjesëmarrje të sigurtë dhe kredibile për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Si grup parlamentare mbetemi të përkushtuar në shtyrje përpara të projekteve që janë në dobi të qytetarëve”, ka thënë Kusari-Lila.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili është mbajtur më 14 nëntor, Kusari-Lila ka humbur garën për kryetare të komunës së Gjakovës ndaj kandidatit të AAK-së, Ardian Gjini.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar…