Kusari – Lila kërkon nga ndërkombëtarët të reagojnë për kidnapimin e tre policëve
14 qershor 2023
| 16:38
Mimoza Kusari – Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë, pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Policia e Serbisë.
Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, sipas Kusari-Lilës është vazhdim i ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë.
“Tre policë kufitarë të Kosovës janë kidnapuar sot brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Kjo është një tejzgjatje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbinë në Kosovës, pas zhvillimeve në veri. Agresori në këto ngjarje të dhunshme qëndron në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë”, ka shkruar Kusari-Lila në rrjetet sociale.