Kusari-Lila kërkon që të ndalen ndërtimet rreth Liqenit të Badovcit
12 janar 2020
| 12:08
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas ndërtimeve që po bëhen rreth Liqenit të Badovcit, duke thënë se abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme.
“Në një shtet ku sundon ligji hapësirat e uzurpuara rreth liqenit lirohen. Abuzimet në Kosovë me lumenjë kanë eskaluar në format më banale të mundshme, ndërsa rreth liqeneve kanë filluar me liqenin e Radoniqit e tash po synohet të vazhdohet me Badovcin. Duke shpresuar se njëherë do të jemi edhe ne shtet normal dhe duke mos dashur të shohim demolime të tilla, ndërtimet duhet të dalen MENJËHERË!”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/