Kusari-Lila: Kosovën ende është duke e përcjell dëmi i idesë së shkëmbimit të territoreve
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kosovën ende është duke e përcjellë dëmi i idesë së shkëmbimit të territoreve.
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po trajtohet çështja e dialogut Kosovë-Serbi , Kusari-Lila ka thënë ka kritikuar pushtetet e kaluara për qasjen ndaj dialogut.
“Procesi i dialogut nuk është një proces që ka shëmbëlltyre për t’u krenuar”, ka thënë ajo.
Sipas saj, nga viti 2017, Kosova ka hyrë në fazë të vështirë të dialogut për shkak të idesë për shkëmbimin e territoreve.
“Me këtë ide që dy palët duhet të japin diçka nga viti 2017 e kemi fazën më të vështirë të dialogut, idenë e shkëmbimit territorial”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka kritikuar edhe emërimin e grupit negociator gjatë qeverisë Haradinaj, duke thënë se ajo fazë ishte “më e keqja” për çështjen e dialogut.