Kusari-Lila: Krenare deri në pafundësi me Mrika e Arianit Nikqin
15 gusht 2019
| 15:17
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka përshëndetur suksesin e Mrika e Arianit Nikqit, të cilët arritën të pushtojnë majën më të lartë në botë.
“Krenar deri në pafundësi me #MrikaNikqi dhe Arianit Nikqi për arritjen e ëndrrës së bërë realitet, ngjitjen në 7 majat e Botës para 18 vjeç”, ka shkruar Kusari-lila në “Facebook”.
Mrika Nikqi bashkë me babanë e saj Arianitin, kanë arritur të ngjiten në “Kulmin e botës”. Ata kanë arritur të përfundojnë ngjitjen në Everest. Ndryshe, Mrika është shqiptarja më e re që ka arritur ta pushtojë majën më të lartë në botë.
/Epoka e re/