Kusari-Lila kritikon PDK-në pasi i dërgoi disa ligje në Kushtetuese: Janë pozicionuar kundër qytetarëve
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka kritikuar PDK-së, e cila sot ka dërguar në Kushtetuese për shqyrtim 16 ligjet.
Ajo ka thënë se veprimin i PDK-së është kundër interesave të qytetarëve.
“Pamë se kjo parti janë pozicionuar kundër qytetarëve dhe interesit të tyre, duke përdorur Kushtetuesen për interesa të tyre. Atë çfarë kanë përvetësuar jashtëligjshëm kur kanë qenë në pushtet, duan të mbrojnë me mekanizma ligjor tashmë nga opozita”, ka thënë Kusari-Lila, raporton “EO”.
Më tutje, ajo ka treguar për ligjet që janë dërguar për shqyrtim.
“Dy herë e kanë kontestuar Këshillin Prokurorial, sepse tentuan të mbronin njerëzit brenda Këshillit. Gjithashtu tashmë e kanë kontestuar Ligjin për Byronë, sepse janë të vetëdijshëm qe kjo pasuri nuk mund të justifikohet. Kanë kontestuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, sepse duan ta ruajnë pasurinë e tyre te përfituar qartazi në kurriz të parasë publike. Ata e dinë që nuk mund ta justifikojnë, prandaj po përpiqen ta pengojnë themelin e Byrosë”, ka thënë ajo.