Kusari-Lila kritikon Sarrazinin: Ndalimi i mallrave serbe është çështje e sigurisë kombëtare

23 shtator 2024 | 12:38

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar në nëntekst emisarin gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin, duke thënë se “standardet e njëjta duhet të aplikohen edhe për shtetet tjera” referuar moszbatimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë në kuadër të Procesit të Berlinit nga Bosnje-Hercegovina.

“Kërkojmë që standardet e njëjta të aplikohen edhe për të, e jo standarde më të rënduara për Kosovën”, ka thënë Kusari-Lila para gazetarëve në Kuvend të Kosovës.

Për ndalesën e mallrave serbe, Kusari-Lila, ka thënë se është çështje e sigurisë kombëtare dhe “nuk lidhen njëra me tjetrën” referuar kushteve të Manuel Sarrazin.

“Janë ndaluar për çështje sigurie… Besojmë që në afatet kohore të gjejmë zgjidhje… Se kur heqim masën e sigurisë ndaj Serbisë sepse është çështje e sigurisë kombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, imami Labinot Maliqi,…