![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/kusari.jpg)
Kusari-Lila: LV-ja s’ka votë për opozitën
26 mars 2024
| 14:49
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se s’kanë votë për opozitën.
“Momentalisht Lëvizja Vetëvendosje nuk jep votat asnjërës nga partitë opozitare, përderisa nuk kanë një qëndrim të përbashkët, e para. Dhe e dyta përderisa nuk arrijnë një epilog të suksesshëm të proceseve të cilat kanë filluar dhe kemi përgjegjësi t’i përmbyllim me sukses”, ka thënë Kusari-Lila.
Megjithatë, ajo ka thënë Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë është e gatshëm për zgjedhje demokratike, por ka theksuar se dëshirojnë të tregojnë përgjegjësinë për mandatin të cilin e kanë marrë dhe që ende nuk e kanë përfunduar.
Zgjedhjet e parakohshme në vend tash sa kohë janë kryefjalë e partive opozitare. /RTV21