Kusari-Lila mbron Albin Kurtin për marrëveshjen, sulmon LDK-në
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka mbrojtur kryeministrin Albin Kurti për propozimin evropian duke e sulmuar opozitën, konkretisht kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Propozuesi këtu para nesh spikati tri elemente të cilat e tregojnë se kjo kërkesë nuk bëhet në baza të parimeve për interesin e qytetarëve, por në baza të inatit politik. Kundërshtia në vetvete shitet si parim… Sikur të kishin parime, do të kundërshtonin diçka tepër më të dëmshme që i kishin nënshkruar vetë”, ka thënë ajo.
Deputetja e partisë në pushtet i përmendi nënshkrimin e moratoriumit më 4 shtator në ShBA.
“Në atë moratorium ju deklaruat se për një vit nuk do të kërkonit njohje të Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka vazhduar sulmet ndaj LDK-së duke i përmendur edhe rrëzimin e qeverisë Kurti I dhe rezultatin zgjedhor prej vetëm 12 për qind.