Kusari-Lila: Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e mjekut Kujtim Zarari

30 korrik 2020 | 11:36

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me pikëllim të thellë dhe e trishtuar ka marrë lajmin për humbjen të mjekut dhe udhëheqësit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare në Gjakovë, dr. Kujtim Zarari.

“Dr. Kujtimi ishte në linjë të parë të luftës me Covid – 19, në front të kësaj beteje u infektua ndërsa sot e humbi këtë betejë. Aktiviteti dhe puna e dr. Kujtimit kanë lënë gjurmë dhe do të mbahen në mend gjatë në kujdesin primar në Komunën e Gjakovës. Në emrin tim dhe në emër të Alternativës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe tërë komunës së Gjakovës për humbjen e mjekut të devotshëm!”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Image may contain: 1 person, closeup

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, në…