Kusari-Lila: Me Serbinë nuk duhet të diskutohet për ndryshim të kufijve
29 tetor 2018
| 21:51
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është kundër diskutimit me Serbinë të çështjes së ndryshimit të kufijve. Ajo thotë se te vendi fqinj nuk duhet të ketë besim.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila nuk është kundër dialogut me Serbinë. Por ajo nuk pajtohet se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq duhet të diskutohet ndryshimi i kufijve.
Thotë se me Serbinë janë arritur marrëveshje të shumta, por se Beogradi zyrtar nuk i ka zbatuar kurrë.