Kusari-Lila: Mustafa të deklarohet për kërcënimet e Thaçit ndaj Osmanit

10 qershor 2020 | 15:30

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që të deklarohet, siç thotë, ajo për kërcënimet e presidentit Hashim Thaçi ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Duke u ndërlidhur për një reagimi të Mustafës për sulmet e familjes së Osmanit, Kusari-Lila, është shprehur: “A vlen ky status i kryetarit të LDK-së edhe për deklarimet dhe kërcënimet e mbrëmshme të Hashim Thaçit ndaj kryetares së Kuvendit Vjosa R. Osmani”.

Postimi i plotë i saj në FB:

A vlen ky status i kryetarit të LDK-së edhe për deklarimet dhe kërcënimet e mbrëmshme të Hashim Thaçit ndaj Kryetares së Kuvendit Vjosa R. Osmani
Nëse po, atëherë z. Mustafa duhet të deklarohet qartë për sulmet e ulta të z. Thaçit i cili sulmon të gjithë, përfshirë krerët institucional vetëm se e kundërshtojnë projektin e tij të ndarjes së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mohuar që në këtë…